Si Funksionon?

Navigo eshte nje sistem listimi biznesesh online. I aksesueshem nga kompiuteri, telefoni, tableti dhe pajisje te tjera me akses ne internet, Navigo ka per qellim lehtesimin e lidhjes mes biznesit dhe konsumatorit.

Navigo do te permbaje nje liste te palimituar biznesesh, shoqeruar me informacione per secilin prej tyre. Informacionet perfshijne por nuk kufizohen ne: emri i biznesit, adresa, koodrinatat gjeografike, lloji i aktivitetit, kategoria e sherbimeve/produkteve te ofruar, informacion mbi sherbimet/produktet e ofruara, informacion mbi oferta dhe risi te bizneseve.

Nepermjet sistemit GPS dhe mbledhjes se koodrinatave te vendndodhjes se cdo biznesi, Navigo do te mundesoje per cdo perdorues, qe te gjeje biznesin me afer tij qe ploteson kriteret e kerkimit te tij. Pershembull, nese nje perdorues kerkon te gjeje dentistin me afer tij, do te kerkoje ne aplikacionin ose website-n Navigo per kategorine ‘Klinika stomatologjike’ dhe te gjitha rezultatet e gjetura do t’i afishohen ne pajisjen e tij, duke nisur nga ai me afer vendndodhjes se tij ne momentin e kerkimit.

Cdo biznes do te kete nje akses te tijin ne sistem, me ane te te cilit ai do tem und te perditesoje vete informacionin e biznesit te tij.

Sistemi do te jete i aksesueshem falas ne te gjitha platformat nga perdoruesit, ndersa bizneset do te paguajne nje tarife periodike per te qene te listuar ne Navigo.